E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk ishte hera e parë! Familjarët e tre vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion kishin denoncuar që në shtator largimin e tyre

Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i prostitucionit për të cilin kanë rënë në pranga tre persona dhe një ëhstë shpallur në kërkim.

Tre vajza të mitura, 15, 16 dhe 17 vjeç që shfrytëzoheshin për prostitucion, kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre. Ato kanë treguar se në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Reklamë

Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.

Në pranga për shfrytëzimin e tre adoleshenteve kanë rënë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të miturat qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.

Reklamë

Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë