Subscribe

Emanuela Zaimi Peploka, themeluesja e Down Syndrome Albania, ka sjellë një rrëfim ndryshe në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Emanuela e cila e ndaj jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë për shkak të kujdesit që duhet të tregojë për djalin e saj Arbin, ka treguar se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria.

Me humor, Emanuela ka thënë se më shumë nga Tirana i mungon kafja, madje për këtë kishte dëgjuar edhe njëherë kryeministrin, pavarësisht se nuk i beson.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Çfarë të mungon më shumë nga Tirana?

Emanuela: Më mungon të ulem me njerëz të flas, kafja e mëngjesit.

Pranvera Borakaj: Fjalia tipike e gjithkujt që ikën nga Shqipëria, kam nevojë për një kafe të mirë kryesisht turke.

Emanuela: Para ca kohësh pashë në media sociale një fjalë të kryeministrit për kafen. Unë s’para ja dëgjoj fjalën dhe ta besoj, por atë të kafes e ka. Të ngrihesh në mëngjes dhe ta pish kafen vetëm, jo se nuk ka kafe aty, por jo kaq shumë sa te ne poshtë pallatit. Unë me trupin jam në Vjenë, por me trurin dhe mendimin jam këtu. Më thonë shpesh po nuk u shkëpute nuk do bësh hajër.

Pranvera Borakaj: Ti e mendon të shkëputesh apo jo?

Emanuela: Unë nuk kam ndërmend.

Pranvera Borakaj: E shikon gjithmonë një moshë tjetër?

Emanuela: Po gjithmonë te deti, te dielli.

Pranvera Borakaj: Bashkë me fëmijët?

Emanuela: Unë shpresoj që fëmijët maksimumi 18-të të më lërë rehat, por Arbi besoj do të jetë me mua. As nuk i jemi futur kërkimeve të shohim çfarë ka për Arbi në atë moshë, jemi akoma me arsimin atje për Arbin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *