Sheqeri është një ndër produktet më të përdorura në të gjithë botën duke krijuar në këtë mënyrë një prej industrive ushqimore më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Dëshira për të ngrënë të ëmbla ka lindur bashkë me njeriun, por si çdo dashuri, ka edhe anën e saj të panjohur. Konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie sikurse droga dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin. Por pavarësisht pranisë mbytëse të sheqerit në regjimet përkatëse ushqimore, varësia prej tij mbetet ende një temë tabu, – shkruan Living. Zbuloni hap pas hapi çfarë ndodh me organizmin nëse nuk hani sheqer për një javë:

 

Pas 20 minutash:  Keni vënë re që sa herë hani një fetë tortë, karamele ose një copë çokollatë, ju duket sikur trupi kërkon akoma më shumë. Por me siguri asnjëherë nuk keni matur pas sa kohësh ju shfaqet kjo dëshirë. Nqs keni ngrënë të ëmbla para 20 minutash nuk keni nevojë të hani sërish pasi trui juaj ka marrë nevojën e mjaftueshme të karbohidrateve.

 

Pas një ore: Pasi ka kaluar një orë nga ngrënia e ëmbëlsirave, fillojnë të ndihen edhe efektet e para. Ndiheni më energjikë, më produktivë dhe nuk keni dëshirë të hani më ëmbëlsira.

 

Pas një dite: Përgëzime ! Ky është hapi i parë për t’u shkëputur prej varësisë nga të ëmblat. Mungesa e sheqerit i ka lënë vend acideve yndyrore të shëndetshme, fibrave dhe proteinave. Edhe pse dëshira për të ngrënë diçka të ëmbël mund të jetë e fortë, sërish organizmi nuk ka nevojë.

 

Pas tre ditësh: Kjo është faza më e veshtirë e mungesës së sheqerit. Zinxhirët funksionale neurotike të trurit reagojnë me të njëjtin intensitet siç ndodh kur një i droguar apo një duhanpirës nuk konsumojnë drogë/duhan pas tre ditësh. Kjo fazë ”vuajtjeje”mund të zgjasë një javë.

 

Pas një jave: Nëse arrini të kaloni me sukses fazën e tre ditëve, do  ta keni më të lehtë çhelmimin e organizmit. Trupi ka krijuar tanimë një lloj pavarësie. Ndieni më energjikë. Keni filluar të ushqeheni më shëndetshëm dhe të krijoni intolerancën e parë nga karbohidratet.

 

Sipas studimeve të publikuara në ‘’Journal of the American Heart Association’’ reduktimi i konsumit të sheqerit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Konsumi i tepruar i fruktozës dhe glukozës është po aq toksik për mëlçinë sikurse alkooli. Ndryshimet e para do të vihen re edhe në lëkurë, e cila do të jetë më e pastër, e shndritshme dhe pa akne. Ndryshimi më i dukshëm do vihet re menjëherë në peshën tuaj. Konsumi i tepruar i sheqerit është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në shtimin në peshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *