Koreja e Veriut deklaroi se nuk ka pasur kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë. Deklarata vjen pasi Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar regjimin e Phenianit se  po furnizon Rusinë me armë  për luftën në Ukrainë.

 

 

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Veriut i quajti akuzat të pabaza.

 

 

“Ne i konsiderojmë lëvizje të tilla si pjesë të përpjekjes armiqësore të amerikanëve për të njollosur imazhin e Koresë së Veriut në arenën ndërkombëtare duke thirrur “rezolutën e sanksioneve” të paligjshme tha zyrtari në një deklaratë.

 

 

Shtëpisë e Bardhë  deklaroi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informacione që tregojnë se vendi komunist po furnizon në mënyrë të fshehtë me armatim Rusinë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *