Edhe në Korçë, kryeministri Edi Rama ka kritikuar Lulzim Bashën për grumbullimet masive në takimet elektorale, duke shkelur rregullat anti-Covid. Ai tha se lideri demokrat po mbledh militantë, duke iu rrezikuar shëndetin.
“Si mund të mbledhësh njerëzit dhe të kërcënosh shëndetin e njerëzve për të treguar se ne nuk pyesim për ligjin, për rregullin. Kjo është e tmerrshëm pasi kjo nuk ka si pasojë djegin e godinave apo përmes e vitit të ri, por ka si pasojë jetën e njerëzve. Apo se ankthi a frika që e ka zënë Ramën nga uragani. Ankthi im është kur shoh ato shfaqje dhe pasojat që sjell pas kjo gjë. Një lidership që nuk e di se çfarë lë pas me hapat që hedh nuk i duhet as dreqit, e jo më një vendi. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën, pasi ajo është një realitet i jetës demokratike, por kjo mbase ju vlen atyre që janë të lëkundur apo mbështetje të atyre partive që përbëjnë shportën e saj që përbën opozitën këtu. Nuk e di se si mund t’iu besohet vota këtyre njerëzve, ku sa herë iu është dhënë besimi aq herë e kanë thyer, sa herë i është dhënë një punë”, tha Rama.
Fleta e votimit, theksoi më tej kreu i qeverisë, nuk është një biletë që të mundëson të shikosh ndeshje.
Ka biznese që s’e duan Peleshin, mua jo e jo. Por sërish ka funksionuar plani ynë i veprimit. Taksa e biznesit të vogël do të jetë zero bashkë me TVSH-në. Por në ekrane të mos më shohin. Nuk janë të detyruar. Dhe le të mos na pëlqejnë. Por të shkosh të votosh pas Berihait sepse ky vesh çitjane, nuk mban kollare, e të paguash taksë….kjo është, kjo nuk është llogari prej sipërmarrësi, është tifozllëk që të kushton. Fleta e votimit nuk është biletë për të parë “Skënderbeun”, është autorizim për të interest e tua, kontratë pune.”






HEU, KJO NUK I DUHET AS DREQIT! EU, KJO TUK I DRUHET QAS SKEQIT! HEEEJ OR,
DREQËRIME DREQZORE; SKEQEKRIME SKEQEHORRE! VEKËRRIME DJALLËHORRE,
ZEKËRRKRIME PRRALLËZORE! DREQI I DRYLLUR NË KUTI; SKEQI I MBYLLUR O,MË
HUTI! HUTIMI I VOTAVE PËR ZGJEDHJE; FUTIMI I NOTAVE ZËRË DREDHJE, TREDHJE!
NËSE MË MASHTRON SËPARI A,DHE SË DYTI; TA FALI SE NUK TË NJOHJA MIRË KUSH
JE; POR, NËSE MË MASHTRON, A MË TRADHTON HERËN E TRETË, VËRTETË; DO TA
FALI SE,OSE JAM BUDALLË, APO JAM TUTALLË,KUNDËR VETËVEDIT,O TREË VENDIT!!”
TË FALA MANI,USA.