Subscribe

Qytetarët janë mbledhur këtë të mërkurë para Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të bukës, ushqimeve të shportës, karburantit dhe energjisë.

 

Me thirrjet “poshtë diktatura” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, qytetarët i bëjnë thirrje kryeministrit që me rritjen e çmimeve të rriten edhe pagat e punëtorëve, në rast të kundërt të tërhiqet.

 

I pranishëm në protestën e sotme ishte edhe aktori Florian Binaj, i cili iu bëri kërkesë qytetarëve shqiptarë që t’iu bashkohen thirrjes për të dalë kundër rritjes së çmimeve.

 

“Jemi të gjithë për këtë pabarazi. Kjo nuk është e drejtë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Dhe më shumë duhet të jeni, ja t’iu tregoj këtë. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *