Subscribe

Ministri Drejtësisë Ylli Manjani, nuk ka dashur të komentojë arrestimin e bërë një ditë më parë të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, duke thënë se nuk gjykon punën e institucioneve te pavarura. Më herët, gjatë takimit që ishte i organizuar për zvarritjet e proceseve ministri i drejtësisë theksoi se çdo vonese në sistemin gjyqësore përkthehet automatikisht në korrupsion. Por, nuk ndan të njëjtin mendim me ministrin e drejtësisë, kreu i gjykatës së lartë. Xhezair Zaganjori deklaroi se sistemi ka një numër të vogël gjyqtarësh krahasuar me mijëra dosje të pashqyrtuara. Janë afro 14 mijë dosje që priten të gjykohen në Gjykatën e Lartë për vitin 2016, ndërsa një vit më parë u shqyrtuan rreth 9 mijë çështje, civile dhe penale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *