Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka fiolur për takimin “kokë më kokë” që zhvilloi ditën e djeshme me Edi Ramën në rezidencën qeveritare.

 

Në një dalje për mediat kosovare, Kurti tha se takimi ishte një drekë pune, që në fokus kishte tre tema kryesore, sulmet kibernetike, sfida energjitike mes dy shteteve dhe përgatitjet për rifillimin e procesit të Berlinit.

 

“Takim i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka qenë një takim shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar e para është siguria kibernetike. Kjo ka qenë tema e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë me të vërtetë shumë të dëmshme e kriminale.

 

Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në javët e muajt në vijim në kuptimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të çmimeve të përballueshme ku ju e dini se KEK dhe KESH bashkëpunojnë ngushtë, ne tash gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike në Shqipëri në mënyrë që ata të na ndihmojnë pastaj gjatë dimrit dhe kemi diskutuar për situatën energjetike në përgjithësi…

 

Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të Procesit të Berlinit, kësaj radhe me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz sepse ju e dini që takimet e mëhershme në kuadër të Procesit të Berlinit janë bërë me zonjën Merkel e tashmë për herë të parë bëhet nga kancelari Scholz dhe ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak drejt mbledhjes së radhës së Procesit të Berlinit”, deklaroi Kurti.

 

Kurti institoi që nuk është diskutuar fare për Ballkanin e Hapur por vetëm për Procesin e Berlinit.

 

“Në drekën që kemi pasur dje nuk është përmendur ‘Open Balkans’, ose ‘Open Balkan’, nuk e di a është me ‘s’ në fund apo pa ‘s’, por ajo që mund të them është se kemi diktuaur për përgatitjet sa i përket procesit të Berlinit”, përfundoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *