E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk flenë të gjithë gjumë si ai”/ Rama takon Lulzim Bashën në Shijak

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Shijak, ku ka inspektuar punimet në një kopsht dhe në një shkollë në këtë zonë. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku, Elton Arbana.

Në kantierin e ndërtimi ai u takua me një punëtor të quajtur Lulzim Basha. Kreu i qeverisë nuk hezitoi të bëjë edhe një batutë, ku me ironi tha se “nuk do të jenë të gjithë si lideri demokrat, që fle gjumë, por ka edhe njerëz punëtorë”.

Gjatë inspektimit të disa kantiereve nga procesi i rindërtimit në Shijak, ai ka vizituar edhe disa shtëpi të reja të ndërtuara pas tërmetit në fshatin Gjepalaj.

“Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale”, shkruan Rama.

Reklamë

Elton Arbana: I punësuari më i fundit është Lulzim Basha, që ka një manivrator. Është punëtori më i mirë që kemi.

Edi Rama: Punëtori më i mirë që keni? Epo, tani nuk do jenë të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, do ketë edhe nga ata që punojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë