Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në...

“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me mua”/ Rama...

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i ka dalë...

Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët mblidhen për...

“Zvërneci” në gjykatë, Rama takim me banorët: Paratë e...

“Ju vlonjatët jeni në garë se kush është Zoti”,...

“Nuk e votojmë reformën, jo trafikut të votave”

28 Qershor 18:32

Akuzave te forta të ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën në drejtësi Lulzim Basha ka zgjedhur t’iu përgjigjet duke refuzuar kategorikisht votimin e çdo drafti që nuk përfshin leximin qe ai i bën rekomandimit 88 te Venecias. Ndonëse nuk e përmend me emër diplomatin e lartë amerikan, në një postim të gjatë në facebook Basha sqaron se ofertat për kompromis në të vërtetë kane qenë vetëm në favor të Edi Ramës.

“Kam marre propozime, por kane qene e njëjta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, veçse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet nuk kane qene te arsyeshme, pasi nuk ka si te ketë arsye përtej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshëm asnjë propozim qe ndërsa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me dorën tjeter e zhbën kete kuorum përmes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke përjashtuar opozitën tërësisht nga çdo rol. Çdo variant i këtillë, i kujtdo qofte, është ne kundërshtim me rekomandimin 88 qe përcakton rol substancial te opozitës përmes përfaqësimit te saj te drejte.”

E përkundër qëndrimit të qartë amerikan për kalimin e reformës në parlament në 21 korrik, Basha shkruan se po komunikon me ndërkombëtarët jashtë Shqipërisë, që sipas tij i kanë bërë të qartë qeverisë të mos trafikojë vota.

“Unë kam qene dhe jam ne komunikim intensiv, edhe këto dite, me faktorët relevante ne Uashington, Bruksel, Berlin, Paris, Rome dhe Londër. Qeverise i kane ardhur mesazhe te qarta qe te harroje shantazhin dhe trafikun e votave, te kerkoje e jape konsensus per nje reforme sipas rekomandimeve te Venecias. Mesazhe te këtilla do te vijojnë edhe me fort, edhe me shpesh, edhe me qarte. Sepse kjo është e vetmja mënyre per nje reforme te qëndrueshme ne drejtësi qe i shërben qytetareve dhe jo pushtetit.”

Kush ka veshe le t’i dëgjoje – shkruan Basha në fund të mesazhit të tij ne facebook, por duket se kjo nuk i ka ndalur takimet e diplomatëve për amendimet kushtetuese. Gjatë ditës ambasadori Lu ishte në zyrën e kreut të komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj, me të cilin diskutoi finalizimin e reformës. Ndërkohë, nga Cërriku, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se qëndrimin e tij personal mbi reformën në drejtësi do ta japë më 21 korrik.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Donald Lu drejtesi Fatmir Xhafaj Ilir Meta Komisioni i Venecias Lulzim Basha pergjigje Reforme takime

Nga e njëjta kategori

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do të jetë bekim vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë

më shumë...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në disa xhami! Ja çfarë thonë raportet ndërkombëtare

më shumë...

Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në Korçë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:10

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP...

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

7:08

Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët...

6:49

“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me...

6:44

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i...

6:30

Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët...

6:21

“Zvërneci” në gjykatë, Rama takim me banorët:...

6:20

“Ju vlonjatët jeni në garë se kush...

6:07

“Zvërneci”, Rama takon banorët: Në Shqipëri nëse...

5:44

Miqësorja me Luksemburgun, Hysaj ka një mesazh...

5:10

Avokati i Metës: Vendimi për ish-presidentin pas...

5:04

Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në...

4:14

Kryeministri libanez: Irani duhet të ndalojë së...

3:57

I vendosi thikën në fyt efektivit të...

3:50

Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i...

3:33

Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD...

3:00

“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në spital, njëri dysho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.