Olta Gixhari është një nga aktoret më të njohura dhe të dashura shqiptare. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Jonidas’room” ku si rrallë herë ka folur për partnerin e saj.

Olta ka treguar se ndjehet shumë e lumtur dhe rehat përkrah tij dhe se kanë gjetur njëri-tjetrin.

“Në dukje të parë kemi një ndryshim, por thellë thellë ai është si unë. Ai nuk më ka ndrydhur këtë pjesën e koketës,energjinë, ndryshimin e menjëhershëm të planeve që kam unë, dhe është një person i cili më jep liri dhe qetësi. Ndjehemi shumë rehat me njeri-tjetrin, e plotësojmë njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Jonida Maliqi se pse nuk e hedh në rrjetet sociale Olta tha se është një vendim që e kanë marrë së bashku.

“Sepse ai nuk do. Unë në fillim doja, i thashë të bëjmë një foto dhe bëjmë një prezantim. Ai nuk e koncepton sepse nuk ka fare rrjete sociale. Edhe tha pse duhet të prezantohemi prap. Pastaj unë mendova më gjatë dhe thashë ka të drejtë sepse familja është e shenjtë dhe nuk kam dëshirë që familja ime të bëhet pjesë e rrjeteve sociale. Eshtë një zgjedhje e të dyve dhe përvec kësaj ai është njëri shumë diskret dhe unë dua ta respektoj”, u shpreh Olta Gixhari për Jonida’s Room.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *