Ndonëse me Sindromën Down, 20 vjeçarin Gersi Troka asgjë nuk e ka penguar të shpallet kampion i Garave Ndërkombëtare të Individëve me Sindromën Down për Shqipërinë. Edhe pse ai ka një elokuencë për t’u admiruar, endrra për të vijuar arsimin e lartë i është prerë në mes, pasi nuk është pranuar në Universitet. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai bëri thirrje që njësoj si bashkëmoshatarëve të tij ,ti jepet një mundësi studimi. Ai shpreh se ëndrra më e madhe është të zotërojë një profesion dhe dritarja e vetme për të arritur këtë qëllim është diploma universitare.

“Në të ardhmen time dua të jem i pavarur, pa prindërit. Të bëj çtë dua. Dua të kem një nuse timen. Të sillem mirë me të deri në fund dhe t’i krijoj kushte të mira. Të krijoj një familje nga fillimi” u shpreh mes emocionesh ai.

Troka ishte i pari që përfaqësoi Shqipërinë në Garat Ndërkombëtare të Individëve me Sindromën Down, Trisome Games 2016, të cilat u mbajtën në Firence të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *