Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

27 Korrik 08:56

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë sepse është një nga gjëndrat endokrine përgjegjëse për prodhimin e hormoneve thelbësore për funksionimin e duhur të trupit.

Hormonet e tiroides janë përgjegjëse për kontrollin e ritmit të shumë aktiviteteve të zhvilluara nga trupi. Këto aktivitete përfshijnë që nga shpejtësia e djegjes së kalorive deri tek shpejtësia e rrahjeve të zemrës.

Problemet kryesore të mosfunksionimit të tiroides janë hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

Hipotiroidizmi mund të definohet si tiroide me funksion më të ngadaltë, me pasojë prodhimin e ulët ose mungesën e hormoneve. Simptomat kryesore janë lodhja, depresioni, shtimi në peshë dhe zbehja në fytyrë, kapsllëku dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.

Hipertiroidizmi është një rritje e aktivitetit të gjëndrës tiroide. Nervozizmi, pagjumësia dhe humbja e peshës janë simptomat më të zakonshme; Ky problem është më prezent tek gratë se sa tek burrat dhe në disa raste mund të dëmtojë fertilitetin ose të dëmtojë shtatzëninë. Ndër simptomat, është edhe një simptomë fizike shumë evidente; kush vuan nga hipertiroidizmi ka sy më të mëdhenj dhe më të hapur se zakonisht.

Siç e kemi thënë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk dyshon se ka probleme me tiroiden. Prandaj është e rëndësishme të mësoni të bëni një test si ky në shtëpi. Nuk zëvendëson punën mjekësore, por mund të vëreni nëse ka diçka anormale.

Ky test në shtëpi është rekomanduar nga Dr.Jacob Teitelbaum, mjek amerikan bashkëautor i librit Real Cause, Real Cure. E gjithë procedura është e thjeshtë dhe do të keni nevojë vetëm për një termometër.

Gjendra tiroide tregon normën metabolike të trupit dhe gjatë metabolizimit gjenerohet nxehtësi. Kështu, temperatura e trupit mund të tregojë indicie për funksionin e kësaj gjëndre. Termometri më i mirë për këtë autotestim është mërkuri, prandaj ju duhet një termometër me zhivë.

Si fillim, tundni mirë termometrin që temperatura të mos lexojë më shumë se 35 gradë Celsius. Shkoni të flini dhe lëreni termometrin pranë shtratit tuaj. Kur të zgjoheni, gjëja e parë që duhet të bëni është ta vendosni në sqetull. Mbajeni aty për 10 minuta.

Bëjeni këtë para se të ngriheni nga shtrati, të hani, të pini, ose të bëni aktivitete të tjera (as të flisni). Është shumë e rëndësishme të ndiqni këto udhëzime sepse do të masni temperaturën më të ulët gjatë ditës, që është e lidhur me funksionin e gjëndrës tiroide.

Pas dhjetë minutash, hiqni termometrin për të parë temperaturën. Nëse ajo shënon mes 36.5 gradë Celsius dhe 36.8 gradë Celsius, tiroidja funksionon normalisht.

Nëse kjo temperaturë është poshtë 36.5 gradë Celsius, gjëndra juaj tiroide funksionon ngadalë. Nëse shënon mbi 36.8 gradë Celsius, funksionon shpejt (në rast se nuk keni një infeksion në trup).

Për të qenë të sigurt, përsëriteni testin katër ditë rresht. Nëse këto parametra janë njësoj, lini takim me mjekun.

Për gratë me menstruacione, testi duhet të bëhet ditën e dytë, të tretë dhe të katërt të ciklit menstrual. Arsyeja është sepse gjatë ovulacionit, temperatura ka një rritje dhe rezultati mund të jetë fals./Living

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
shendet Test Tiroide

Nga e njëjta kategori

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona e godasin pas një konflikti të çastit në rrugë

më shumë...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe minon stabilitetin është e papranueshme

më shumë...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime dhe pretendime të pabazuara, më janë cenuar të drejtat

më shumë...

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë, arrestohet 62-vjeçari, AKU e gjobit me 200 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.