Kur bashkëshorti i saj Claudio Polzoni filloi të ndjehet keq, një zonjë në Itali mendoi se ishte thjesht një grip. Por më pas, ai u përkeqësua dhe ajo u detyrua të telefonojë mjekun.

 

“Ne menduam se ishte thjesht grip dhe gjërat do të bëheshin mirë, por situata u përkeqësua.”

 

Në fillim mjeku nuk donte ta shtronte në spital. Por një ditë në mëngjes, sipas rrëfimit të gruas për mediat italiane, bashkëshorti i saj nuk po merrte dot frymë.

 

“Unë duhet të kisha këmbëngulur, por respektova vendimin e mjekut. Dhe tani pendohem për këtë. Unë vazhdoj të mendoj për atë”, thotë gruaja që jeton në Brignano Gera d’Adda.

 

Pas disa ditësh, ajo mori një lajm se Claudio Polzoni po përmirësohej. Por në mbrëmje ai vdiq.

 

“Një mbrëmje ai kaloi në arrest kardiak. Unë nuk e pashë kurrë më Claudion.”

 

Më parë ajo kishte humbur edhe babanë e saj, përsëri nga virusi. Ajo kishte arritur ta shihte dhe ta përshëndeste për herë të fundit babanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *