Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

“Nuk e njohim Ibrahim Licin”, zbardhet dëshmia e efektivëve të arrestuar pas masakrës së Dobraçit: Prioritet kishim të plagosurit

22 Nëntor 15:23

Është zbardhur dëshmia e katër efektivëve të forcave Shqiponja, të cilët u arrestuan pas masakrës së Dobraçit (30 tetor).

Efektivët u arrestuan nën akuzën se nuk ndaluan personin e tretë misterioz që ndodhej në makinë me viktimat e atentatit në Dobraç, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Efektivët kanë deklaruar se kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi janë thirrur për aksident, por kur kanë mbërritur kanë kuptuar se bëhet fjalë për atentat. Ata gjithashtu sqarojnë se kanë respektuar proceduart standarde dhe theksojnë se personin e tretë, i cili dyshohet se është Ibrahim Lici, nuk e kanë njohur.

“Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, thuhet ndër të tjera në dëshmi.

Dëshmia e plotë

Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht.

Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.

Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës dha masat e sigurisë për 4 efektivët e arrestuar, Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marte Martiki.

Ndaj tyre u vendosën masat “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”.

Ata u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi lejuan që brenda perimetrit të sigurisë të qëndronin persona të paidentifikuar.

Po ashtu, inspektorët nuk respektuan procedurat për sigurimin e vendit të ngjarjes.

Videot e publikuara pas ngjarjes treguan se një prej personave që ndodhej pranë viktimave mund të jetë i shumëkërkuari, Ibrahim Lici.

Në masakrën e Dobraçit mbetën të vrarë katër persona, mes të cilëve dy bashkëshortë./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Blerim Kurmekaj Efektivet hamza lici ibrahim lici Julian Sterkaj dhe Marte Martiki. Viktor Logu

Nga e njëjta kategori

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

më shumë...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë

më shumë...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

më shumë...

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre shtetase të huaja në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.