Pas deklaratave të presidentit cek Millosh Zeman nga Beogradi se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës ka reaguar qeveria në Pragë.

 

Shefi i diplomacisë çeke Tomas Petricek, tha në rrjetet sociale se nuk sheh asnjë arsye për një debat të tillë dhe se kjo nuk do të ishte në interes të Republikës Çeke.

 

 

TOMAS PETRICEK

 

MINISTER I JASHTEM I ÇEKISE

 

 

 Qeveria çeke, që është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës apo cilitdo vend të Ballkanit Perëndimor. Ne vazhdojmë të mbështesim bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

 

 

 

 

Ndërsa Presidenti i senatit, Jaroslav Kubera, u tha mediave se presidenti Zeman bëri deklarata të tilla vetëm për t’u bërë qejfin serbëve, por ideja e tij është joreale.

 

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, cituan mediat çeke presidentin e senatit.

 

Ndërsa për ministrin e jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli deklaratat e presidentit çek janë një kurth i Beogradit.

 

 

BEHGJET PACOLLI

 

MINISTER I JASHTEM I KOSOVES

 

 

Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë çnjohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij, të popullit të tij dhe Qeverisë së Republikës Çeke.

 

 

Edhe përfaqësues të opozitës çeke i dënuan deklaratat e presidentit Zeman duke theksuar se kjo çështje nuk është kompetence e tij.

 

Presidenti çek ka qenë kryeministër në vitin 1999 kur NATO-ja bombardoi Serbinë, 74-vjeçari Zeram është i njohur për qëndrime kundër Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *