Bardh Spahia nuk doli dot si deputet nga gara e 25 prillit. Në një reagim në “Facebook”, Spahia shprehu falënderime për qytetarët që e votuan dhe garantoi se lufta me të keqen do të vazhdojë, pavarësisht humbjes së opozitës.

 

“Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t’ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, është përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë. Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë. E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *