E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk e llogaris a është a nuk është”, Rama për Berishën: Është një e keqe e madhe e vendit tonë

Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhet në një takim me banorët e njësisë 2 për projektbuxhetin 2026, u pyet për kundërshtarin e tij në politikë, kreun e PD-së Sali Berishën.

Me ironi Rama tha se nuk e llogarit Berishën fare, dhe se sipas tij është e keqja më e madhe e vendit tonë.

Ai u shpreh se merret me Berishën vetëm kur ka fushatë, sepse ndodhen të dy në të njëjtën arenë.

Rama: Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë