E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Nuk e japim Vlorën”/ Vlonjatët nuk mirëpresin anijen speciale për prodhimin e energjisë

Një pjesë e qytetareve vlonjatë duket se nuk e kanë pritur mirë mbërritjen në port të anijes speciale për prodhimin e energjisë.

 

Reklamë

Me banerin “Nuk e japim Vloren”, një grup ambientalistësh dhe qytetarësh u mblodhën pranë terminalit të portit.

 

Reklamë

Ata kundërshtuan vendosjen e gjeneratorëve në bregdet me argumentin se shkakton ndotje ekologjike por jo vetëm.

 

Qytetaret:

1- Me afrimin e kësaj ndotje ambientale ne si biznes i bie të marrim nje goditje direkt. Kundërshtojmë vendosjen e këtyre dy anijeve si investitorë.

 

2-Kemi probleme si në planin ekonomik, atë ekologjik dhe në planin ligjor. Nga llogaritjet që kemi bërë ne llogaritet një kosto prej 700 milion eurosh për dy vjet. Katër muajt e fundit klauzola mund të ndërpritet. Janë 12 mln euro dhe subjekti mund të kthej 25%, do marrë 9 mln euro të thata pa asnjë punë të kryer.

 

Ky projekt i qeverisë per te sjell ne Vlore dy TEC-e te levizshem per prodhim energjie është kundërshtuar edhe nga kryedemokrati Sali Berisha i cili e ka quajtur kete gje një mashtrim që do të ndotë qytetin bregdetar.

 

Anija speciale me dy gjeneratorë mbërriti në Portin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte.

 

Qeveria synon qe permes ketyre dy TEC-eve te mbuloje 17% te nevojave vjetore me energji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë