“Nuk duroj dot më, burgu është më mirë”.

Një 30-vjeçar shqiptar, me banim në Guidonia Montecello, pranë Romës, për të cilin gjykata italiane caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është paraqitur në një stacion policie, e ka kërkuar që ta përfundojë dënimin në ambientet e burgut, me argumentin se e ka të pamundur të qëndrojë në një shtëpi me bashkëshorten e tij.

Fillimisht, u trajtua si një shaka, por më pas, shqiptari përsëriste me ngulm se nuk e përballonte dot më bashkëjetesën me gruan, e për këtë arsye, preferoi të arratisej duke u paraqitur para karabinierëve për të kërkuar vuajtjen e dënimit pas hekurave.

Organi gjyqësor, i vënë në dijeni të situatës, urdhëroi transferimin e tij në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *