Subscribe

Një tjetër tragjedi ka pllakosur në familjen Çelaj, në Fier.

 

Pas vrasjes së Indrit Çelajt, ish-teknikut të kondicionerëve në Tiranë në vitin 2019, babai i tij Batjar Çelaj i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar fotoksinë.

 

Të afërmit e viktimës thonë se 63- vjeçari ishte i ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht, për shkak se autorët e vrasjes së të birit 3 vite më parë, nuk morën dënimin e merituar.

 

Nuk e përballonte dot, më është dobësuar zemra pas vdekjes së djalit, ishte shumë i tronditur. Ishte tepër i mërzitur nga jeta – tregon e kunata e 63 vjeçarit.

 

Indrit Çelaj, tekniku i kondicionerëve u vra me një plumb në kokë në Tiranë, në vitin 2019, nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, pas një konflikti për punën e kryer. Personi që shkrepi armën ishte Griseldo, ndërsa vëllai i tij si dhe disa të tjerë e ndihmuan të fshihte krimin e të largohej.

 

Pas arrestimit nga policia, dy vëllezërit dolën në gjyq: Autori kryesor i vrasjes u dënua vetëm me 12 vjet burg, ndërsa vëllai i tij, me 2 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *