Adelina Sejdini, një shqiptare, ish-prostitutë që arrestoi shfrytëzuesit e saj (falë zbulimeve të saj u arrestuan 40 persona dhe u denoncuan 80 të tjerë) dhe që jetonte në Pavia, I ka dhënë fund jetës në mënyrën më tragjike.

 

Ajo është vetëhedhur nga një urë mbi shinat e trenit duke gjetur vdekjen e menjehershme, pas një kalvari jete te mbushur me drama të mëdha.

 

Adelina luftoi deri në fund për të marrë shtetësinë italiane duke refuzuar madje fort shtetësinë shqiptare, mirëpo burokracite e shtetit Italian, ia bënë jetën e vështirë.

 

Pak ditë më parë autoritetet në Pavia I kishin dhënë një leje qëndrimi me afat të caktuar ku specifikohej se ajo ishte shtetasve shqiptare, gjë të cilën vetë 48-vjecarja e kishte refuzuar, duke kërkuar që në leje të shkruhej “ pa shtetësi”, derisa të merrte shtetesinë italiane, vend ku kishte më shumë se 25 vite që jetonte.

 

Italinë , ajo e shihte si një vend të sigurtë ku nuk u cënohej jeta.

 

“Në Shqipëri do më vrasin”, shprehej Adelina edhe në daljet mediatike në Itali, nisur nga fakti që ajo kishte përson kyc që kishte denoncuar një numër të madh personash pjesë të trafikut te qënieve njerezorem viktime e së cilës kishte qënë edhe vetë ajo.

 

Pasi arriti të largohej nga ky rrjet, Adelina Sejdini punoi për shumë vite me organizata të cilat merreshin me rehabilitimin e vajzave të trafikuara.

 

Mirëpo pavarësisht angazhimit të saj dhe  viteve të shumta në vendin fqinjë, autoritetet italiane nuk I dhanë shtetësinë. Nuk mjaftoi as fakti që ai kishte kohe që luftonte edhe me një tumor, duke u deklaruar invalide e plotë.

 

Kjo ishte arsyeja, përse shqiptarja kishte ndërmarrë disa veprime dhe protesta individuale.

 

Madje në Romë, para Ministrisë së Brendshme, për të tërhequr vëmendjen, ajo i vuri zjarrin vetes duke marrë djegie të rënda.

 

Duhej të kthehej në Pavia të ndiqej në spital për këtë situatë, mirëpo vendosi të qëndrojë në kryeqytet, aty ku edhe I dha fund jetës duke u hedhur nga ura në një stacion hekurudhor.

 

Ky ishte fati tragjik i vajzës nga Durrësi që ishte trafikuar në Itali që në moshën 22 vjecare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *