‘’Këtu ndihem shumë mirë. Po merrem me aktivitet të rregullt fizik dhe po ushqehem në mënyrë të shëndetshme siç nuk kam bërë kurrë më parë. Ju lutem, më lini edhe 30 ditë të tjera në burg, besoj se kaq është e mjaftueshme derisa të arrij formën time më të mirë”.

 

Këto do të ishin fjalët e para që 41-vjeçarja sllovene Branka Virant do t’i thonte gjyqtares Mladenka Paro Rudić në seancën e fundit gjyqësore para se të dilte nga burgu, për t’u proceduar më pas në gjendje të lirë. Një situatë aspak e pazakontë, e cila jo vetëm ka habitur gjyqtaren dhe është konsideruar si fyerje ndaj institucionit që përfaqëson, por është shndërruar shumë shpejt në historinë virtuale më të klikuara të ditëve të fundit. Branka u arrestua 19 gushtin e këtij viti pasi u kap duke vjedhur në një dyqan të shtrenjtë parfumesh në Fiume, Slloveni.

 

Ajo u dënua me 3-muaj burg, por mesa duket gruaja është e gatshme të bëjë gjitçka për të qëndruar edhe disa ditë më shumë, ndonëse gjykata caktoi lirimin e saj me datë 19 nëntor. Urojmë të mos i futet sërish problemeve penale./Burimi ”La Repubblica”

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *