Pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaka ka bërë një paralajmërim për përgjegjësit e aferës.

 

Ajo shkruan se shqiptarëve iu kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë, ndërsa qeveria mbron pronarët.

 

“Shqiptarëve u kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë ndërsa qeveria dhe mazhoranca e gjitha në mbrojtje të pronarëve. Kush janë ato? Një kompani offshore që publikisht ka tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri por që në realitet fsheh ish-ministra dhe qeveritarë të korruptuar. Nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies”, shkruan deputetja demokrate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *