Nuk do ta besoni sa vjeç është berberi më i vjetër në botë

Ndryshe mund të cilësohet dhe si personi më puntor në botë për shkak të moshës që ai përfaqëson. Anthony Mancinelli 107 vjeç, është berberi më i moshuar në botë. ”Ai punon ende me kohë të plotë”.
Ai u lind në Napoli 107 vjet më parë dhe në vitin 1911 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivitetin e tij Mancinelli e praktikon në New Windsor, në shtetin e Nju Jorkut. Ai filloi të punonte si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në Shtëpinë e Bardhë ishte president Ëarren Harding.
Ndërsa në vitin 2007 sipas ”New York Times”, kur ai ishte 96 vjeç hyri në librin e rekordeve Guinness, si berberi më i moshuar në botë që punonte ende. Që atëherë, shumë vite kanë kaluar dhe Mancinelli ende punon, nga ora 12:00 deri në orën 20:00 pesë ditë në javë.




