Subscribe

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se sa rrezikon Shqipëria nga kjo përplasje, Bregu solli në vëmendje se në vendin tonë aktualisht strehohet opozita iraniane, muxhahedinët.

Ai theksoi se pak vite më parë lideri suprem i Iranit kërcënoi hapur Shqipërinë, dhe strehimi i opozitës nuk do të harrohet nga shteti i Iranit.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Iranin e kemi prezent, si pritet një ngjarje e tillë në Shqipëri?

Bregu: Unë nuk është se e njoh mirë, por zhvillimet në Shqipëri i shoh me vëmendje të madhe. Edhe pse ne duket sikur nuk riskohemi në këtë histori, e kemi marrë para 2 vitesh një kërcënim, pasi vinte nga lideri Suprem i Iranit që na etiketoi si armiqtë e rij. Duke u nisur nga kjo, pasi ishte deklaratë që hynë në krizë me SHBA-në, por ishte dhe një deklaratë e veçantë për Shqipërinë për shkak të muxhahedinëve. Pas asaj deklarate nisi prishja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Jemi i vetmi vend Europian që nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin. Në një farë mënyrë ne jemi ekspozuar shumë kundër Iranit dhe si ata që do të rreshtoheshim në çdo moment që do të na thërrisnin, pasi ne kemi dhënë kontribut edhe në Irak dhe Afganistan, pasi ti përfshihesh politikisht. Në Luftën II Botërore ne u rreshtuam me fituesit, pavarësisht se çfarë kontributi dhamë në atë kohë. Rreshtimi me fituesit, na bëri të merrnim diçka pavarësisht se ne zgjodhëm të ishim aleatë të komunizmit, mund të ishim dhe aleatë me perëndimin, fitimtarët vendosën të ishim te blloku i Lindjes, siç gabuan dhe shtete të tjera. Ne jemi të ekspozuar në këtë pikë. Irani nuk është një shtet kaq i pafuqishëm, e mban veten si vendi shtatë global në botë. Është një shtet që i fut hundët kudo, akuzohen në Afrikë për armatosjen e grupeve rebele. Më shumë se 15 vende afrikane kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin. Pavarësisht se është një vend që ekonomikisht duket sikur nuk ka ndikim, çfarë ndodh armatos grupet etnike. Shqipëria nuk ka grupe etnike. Por nuk është se Shqipëria u përzgjodh menjëherë për muxhahedinët, por ishim i vetmi vend që na ndihmuan ekonomikisht dhe na sollën opozitën iraniane. Ata janë të vendosur diku në Manzë, ekonomikisht nuk shpjegojmë asgjë, thjeshtë i kemi strehuar. Kemi patur një ndërrim kursi që në sulmin që ata na bënë, na ekspozuan. Pavarësisht se ne kemi ende një sistem të dobët, edhe NATO na e ka vënë në dukje se po nxitohemi me dixhitalizimin, na gjetën për një vit të gjithë hakerat. Mirë që kishte arritur deri në atë pikë në polici, por nuk është e lehtë të nxjerrësh emrat e informatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *