E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Nuk do më shohësh më kurrë”, 31 vjeçari dhunoi gruan e vrau veten

Pas një sherri me njerëzit e gruas Arjan Hoxha I dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.

 

Reklamë

31 vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, fillimisht shkoi në shtëpinë e vjehrrit me një kallashnikov në dorë ku dhe pati një debat me ta.

 

Reklamë

Fqinjët pasi panë 31 vjeçarin të armatosur, kanë njoftuar menjëherë policinë duke raportuar se kanë parë një person me armë që ka hyrë në banesën e shtetasit Xh.N.

 

31 vjeçari ka debatuar fillimisht me vjehrrën e më pas edhe me bashkëshorten, ku mësohet se e goditur atë me shkelma e me grushte.

 

Por në momentin që ka parë policinë ai është larguar duke I thirrur me zë të lartë bashkëshortes se nuk do ta shikonte më gjallë pasi do të vriste veten.

 

Vetëm pak minuta më pas, 31 vjeçari ka qëlluar veten rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë