Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

“Nuk do lëmë asnjë mashkull gjallë nga fisi Lleshi”, nga betimi i familjes Hoxha në vitin 2012-të, te vrasje e sotme në burgun e Peqinit

15 Dhjetor 17:43

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e sotme, por nxorri në pah edhe sa i brishtë është sistemi i burgjeve në vendin tonë.

Vrasësi i dy turistëve çekë në vitin 2015-të, Sokol Mjacaj i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuante në burgun e Peqinit, ka vrarë me pistoletë Arben Lleshin (edhe ky i dënuar përjetë) si dhe ka lënë të plagosur Indrit Shaqjan, ky i fundit dyshohet se mund të jetë qëlluar gabimisht.

Lexo edhe :

Related Posts

I hodhën pranga në qeli dhe i dhanë garanci për jetën, si u dorëzua Mjacaj pas ngjarjes
Vrasja në Peqin, autori “kyç gojën” para policisë, çfarë ndodhi mes Mjacajt dhe Lleshit para krimit
Vrasja në burgun e Peqinit, Manja: Shumë të dënuar do futen në 41 biss, do përshpejtohet urdhri! Nuk është cënuar siguria

Për vrasjen e sotme në burgun e Peqinit të Arben Lleshit, dyshohet se ka ardhur për shkak të gjakmarrjes dhe se autori i dyshuar i krimit mund të jetë pajtuar nga të tretë.

Arben Lleshi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme ka qenë i dënuar në Britani me 32 vite burg pasi akuzohej se në vitin 2012-të vrau dhe më pas dogji trupin e  bashkëtadhetarit të tij Agim Hoxha.

“Nuk do të lëmë asnjë mashkull gjallë”, betimi që u mbajt pas vrasjes së vrasjes së Agim Hoxhës në Britani në vitin 2012

Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fisi Hoxha ishte betuar “për të mos lënë asnjë mashkull gjallë” nga familja Lleshi.

Në vitin 2013 u vra në pritë në vendin e quajtur “Pujkë” xhaxhai i Arben Lleshit Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u vra para derës së shtëpisë Hajredin Lleshi.

Ndërkohë, po nga i njëjti trung familjar në vitin 2017 është rrëmbyer në Kamëz dhe zhdukur Artan Lleshi.

Ndërkohë, në vitin 2020, dyshohet se 21 vjeçari Klevis Lleshi është rrëmbyer në qytetin e Burrelit. Eshtrat e tij u gjetën pas afro tre vitesh në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Në asnjërën nga këto vrasje policia nuk ka mundur të gjejë autor pasi ato kanë qenë të tipit mafioz dhe nuk janë lënë gjurmë në vendin e krimit.

Për çdo vrasje janë marrë në pyetje anëtarët e familjes Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit, por kanë mohuar që të kenë dorë ata në këto vrasje, ndërsa policia nuk ka mundur dot të ngrejë akuzë ndaj tyre.

Për varsjet me armë zjarri autorët kanë zhdukur gjurmët në mjete, ku në vitin 2013 dyshohet se mjeti me të cilin u krye vrasja në vendin e quajtur “Pujkë” është hedhur në liqenin e Shkopetit, ndërsa ajo e vitit 2016 është djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
gjakmarrja Hoxha Lleshi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin pamjet nga ngjarja në Shkodër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolon...
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.