Shpërthimi në Krime ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te rajoni i aneksuar nga Rusia. Shpërthimi i fortë i fuqishëm në një bazë ushtarake duke vrarë 1 person dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.

 

Sipas Rusisë ngjarja ishte aksidentale dhe nuk kishte të bënte me asnjë sulm të jashtëm edhe Kievi mohoi të ishte përfshirë në këtë ngjarje.

 

Por presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski  me anë të një video-mesazhi u premtoi ukrainasve se Krimea do të çlirohej.

 

PRESIDENTI I UKRAINËS

VOLODYMIR ZELENSKIY

Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo. Me aneksimin në vitin 2014, Rusia e ktheu Krimenë në një nga vendet më të rrezikshme. Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt për sa kohë që Krimea është e pushtuar. Kjo luftë ruse kundër Ukrainës , kundër gjithë Evropës së lirë, filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë, me çlirimin e saj.

 

Krimea njihet si pjesë e Ukrainës, por gadishulli i Detit të Zi u aneksua nga Rusia forcërisht në vitin 2014 dhe më pas u zhvillua një referendum, i cili e bëri atë pjesë të federatës ruse, por që nuk njihet ndërkombëtarisht.

 

Ndërkohë luftime vijojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. 13 persona janë vrarë nga bombardimet ruse gjatë natës në Dnipropetrovsk, jo shumë larg nga centrali bërthamor Zaporizhzhia, tha guvernatori i këtij rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *