“Nuk do e durojmë gjatë”, Zelensky reagon pas paralajmërimit të Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump se nuk do ta durojnë dhe shumë.
Përmes një psotimi në rrjetin social “X”, Zelensky shprehet se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci “përmbajtësore” për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Sipas tij hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti” dhe se “ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë”.
Ми продовжуємо нашу роботу з партнерами. Вже були розмови, ще готуємось до інших кроків найближчим часом.
Дуже важливо, що ми намагаємося зробити нашу дипломатію дійсно змістовною та спрямованою на закінчення цієї війни якнайшвидше.
Нам потрібен справжній мир, і українці хочуть…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 3, 2025
Postimi i Zelensky-t:
“Ne vazhdojmë punën tonë me partnerë. Tashmë ka pasur biseda dhe jemi duke u përgatitur për hapa të tjerë në të ardhmen e afërt. Është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi ta bëjmë diplomacinë tonë me të vërtetë kuptimplote dhe që synon t’i japë fund kësaj lufte sa më shpejt. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, dhe ukrainasit e duan më së shumti, sepse lufta po shkatërron qytetet dhe fshatrat tona, ne po humbasim njerëzit tanë. Duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe me partnerët evropianë dhe llogarisim shumë në mbështetjen e Amerikës në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme- sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërkohë që më herët Presidenti Trump deklaroi se Zelenskyy nuk e do paqen për sa kohë që ka mbëhstetjene SHBA-ve dhe Europës.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në. Ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, shkruante Trump.





