Subscribe

Pjesëmarrja në votime e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ka qenë një ndër prioritetet e qeverisë. Por sipas kryeministrit Rama, pamundësia vjen për shkak se mungojnë informacionet mbi adresat e sakta të tyre. Deklaratën kreu i qeverisë e bëri gjatë takimit të 11 Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca. Kritik u shpreh Rama ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila për të nuk ka djeni se ku gjenden shkencëtarët shqiptarë. Vjeshtën e këtij viti, qeveria shqiptare parashikon zhvillimin e Samitit të Diasporës, për të cilin shefi i ekzekutivit tha se qeveria do të jetë partnere e dhe jo diktuese. Rama tha se Samiti duhet të kthehet në një institucion qeveritar, për të promovuar vlerat shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *