Një 50-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi ka tentuar të fusë mijëra euro të padeklaruara në Shqipëri.

 

Ndalimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa i janë sekuestruar edhe 28 400 euro.

 

50 vjeçari nga Kosova ka qenë në mjet duke udhëtuar me djalin e tij, të cilët sipas bluve jetonin në Gjermani.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Muriqan/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.    

 

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.     

 

Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.     

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir). 

 

Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. 

 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.    

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *