E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Nuk besojnë te COVID”/ Banorët e një fshati në Guatemala mbajnë peng vaksinuesit 

Banorët kundër vaksinave në një fshat në Guatemalën rurale kanë sulmuar infermieret që po përpiqeshin të injektonin dozat kundër Covid-19.

 

Reklamë

Ekipi i vaksinuesve u mbajt peng për rreth shtatë orë në fshatin Nahuila, në provincën e Alta Verapaz, në veri të qytetit të Guatemalës.

 

Reklamë

Fshatarët thanë se nuk donin të vaksinoheshin. Ata bllokuan një rrugë dhe shpuan gomat e makinës së infermierëve.

 

Policia dhe zyrtarët lokalë negociuan më vonë për lirimin e tyre.

 

Zyrtarët thanë se kishin hasur më parë në fshatra që refuzuan ekipet e vaksinimit, por Gabriel Sandoval, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë krahinore, tha se ishte hera e parë që ata përballeshin me një kundërshtim të tillë fizik.

 

“Shumë njerëz nuk besojnë në prezencën e sëmundjes. Ka një përplasje të kulturave”, tha Sandoval.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë