Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një...

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros...

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste me virusin...

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e Jashtëm të...

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do...

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”,...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona...

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e...

Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do...

“Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”,...

”Na mbyti botoxi dhe plastika “, zhgënjehet Adrola!

29 Shtator 21:58

Prej gati tre vitesh Adrola Dushi ka lënë Shqipërinë për të realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, të krijojë emrin e saj me gërma të arta në pasarelat e gjigantëve të industrisë së modës. Një ëndërr që bukuroshja shqiptare po e jeton çdo ditë pak nga pak.

 

Por pavarësisht se karriera po ecën mirë, duket se Adrola ka përjetuar mjaft zhgënjime në një botë të padrejtë, të cilën e ka pasqyruar përmes një postimi të gjatë, që përcjell një mesazh mjaft domethënës për të gjithë

 

“Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe. Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat. Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode. Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in. Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzënia se sa HIV. Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.

 

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu. Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm. Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale. Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.

 

Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”. Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale. Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta…

 

Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit. Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë. Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit. Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!”- shkruan modelja, Adrola Dushi./ Living

 

Posted Under:
Showbiz
Tagged:
Adrola Dushi burra gra Modele

Nga e njëjta kategori

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA: Nuk më pëlqeu si u sollën me familjen mbretërore

më shumë...

Incidenti i frikshëm gjatë çmontimit të skenës, gjashtë persona të stafit të Ed Sheeran dërgohen në spita

më shumë...

Këngëtarja Kida i jep fund beqarisë, ceremonia madhështore në Romë dhe të ftuarit VIP

më shumë...

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:06

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari...

11:59

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet...

11:57

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja...

11:44

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste...

11:35

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e...

11:08

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë,...

11:06

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë,...

11:00

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës...

10:53

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në...

10:32

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si...

10:30

Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin...

10:25

“Do të kalojë në stolin tim bashkë...

10:16

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet...

10:11

Mbrojtja: 40 vatra zjarri në 24 orë,...

10:04

Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort...

10:03

Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort...

10:03

“Borders”, arrestohet 27-vjeçari në Korçë, po transportonte...

9:34

Rindërtimi pas tërmetit të 2019-ës, vijojnë punimet...

9:24

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e...

9:08

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe...

Më të klikuarat

  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.