Drejtori i Agjencisë amerikane për Sigurinë Kombëtare (NSA) i ka adresuar sot piraterinë ndaj stafit të fushatës së Emmanuel Makron palës ruse, i bërë publik nga ana e shërbimeve që kishin informuar Francën përpara se ngjarja të bëhej publike.

 

”Jemi të vetëdijshëm për veprimtarinë ruse. I kemi bërë të ditur homologëve tanë francezë para njoftimit publik të ngjarjeve fundjavën e kaluar, duke i paralajmëruar, dëgjoni, po konstatojmë palën ruse, po shohim se janë duke u përfshirë me vërtetësi në infrastrukturën tuaj”, deklaroi admirali Mike Rogers, drejtor i NSA, shërbimi i përgjimit dhe spiunazhit të SHBA, gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan.

 

”Ja çfarë kemi konstatuar, si mund t’ju ndihmojmë”, u shprehën amerikanët, duke iu referuar francezëve sipas Rogers, i cili është gjithashtu në krye të komandës amerikane për sulmet kibernetike.

 

Admirali Rogers shtoi se shërbimet e tij janë në kontakt të njëjtë me autoritetet britanike dhe gjermane, para zgjedhjeve të tyre që do të mbahen këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *