Pas disa muajsh, vetëm fotografitë do të na kujtojnë zjarrin shkatërrues që shkrumboi Notre Dame pesë vjet më parë.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, në rreth një orë kulla u shemb ndërsa parizienët që ishin mbledhur në brigjet e Senës panë se si flakët “përpinë” një pjesë të çatisë.

“Zoja e lotëve”, “Tragjedia e Parisit” ishin titujt kryesorë të gazetave franceze dhe të huaja. Një ditë pas tragjedisë, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se kisha e gjysmë-shkatërruar do të rindërtohej brenda pesë viteve. Një premtim ambicioz që pakkush e besoi në atë kohë.

Fakti që Notre Dame nuk u shkatërrua nga zjarri më 15 Prill 2019 është për shkak të rreth 650 zjarrfikësve.

Që atëherë, qindra zejtarë dhe punëtorë kanë punuar për restaurimin e saj në mënyrë që së shpejti ndërtesa të kthehet në formën e mëparshme.

Dhe në kohë për fillimin e Lojërave Olimpike më 26 korrik. Atë ditë ajo duhet të shkëlqejë pothuajse tërësisht me pamjen e saj të re.

Kryevepra gotike do të jetë pjesë e festimeve gjatë ceremonisë së hapjes.

Një homazh i veçantë është planifikuar për Notre Dame dhe kullën e re, siç tha regjisori dhe aktori i teatrit për radion “France Inter”.

Për herë të parë ceremonia e hapjes nuk do të bëhet në një stadium, por në qendër të qytetit, në Seine.

Në Lojërat e fundit Olimpike në Paris në vitin 1924, një ceremoni e hapjes fetare u zhvillua në katedrale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *