Subscribe

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e ish-Bllokur në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se shpërthimi ka ndodhur në një noteri që është në pronësi të Esmeralda Dautit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00, dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave si dhe po mbledh kamerat në zonë për identifikimin e autorëve.

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale“, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *