Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

17 Gusht 10:07

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo. Aktualisht po “furnizojmë maksimalisht sa mundemi”, thotë ai, dhe nuk e vendos qeveria, nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet. “Ne nuk mund të vendosim politikisht, se tani do të furnizojmë më shumë.” Ky është vendim i sipërmarrjeve. Për një prodhim më të madh në Norvegji, duhet që të vihen në punë rezerva të tjera të gazit, thuhet. Me këtë pas Katarit bie shpresa e Gjermanisë se mund të zëvendësojë shumë shpejt gazin rus.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi Norvegjinë që “po shfrytëzon deri në limit” rezervat e gazit. Kjo është “shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus.” Rëndësi ka premtimi i Oslos, që të ruajë nivelin e lartë të prodhimit, sepse edhe në vitin 2023 do të ketë nevoja të mëdha për gaz. Jo vetëm ky dimër është një sfidë e madhe për Gjermaninë. Edhe në vitin e ardhshëm duhet që të mbushen depozitat e gazit. “Partneritetin tonë energjitik ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë”, ka thënë kancelari Scholz.

Takim i Këshillit Ministerial të Veriut

Kancelari gjerman mori pjesë në Oslo në takimin e Këshillit Ministerial të Veriut, ku krahas Scholz dhe Störe morën pjesë kryeministret e Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës. Temat kryesore ishin furnizimi me energji dhe gjendja e sigurisë.

Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Europën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30% të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes Nord Stream 1 vijnë rreth 20% të sasisë së premtuar. Kurse BE importon rreth 20% të gazit nga Norvegjia.

Pas sulmit rus kundër Ukrainës, ministria e Energjitikës në Oslo modifikoi licencat e nxjerrjes së gazit për fusha të gazit në mënyrë që të përftohej më shumë gaz. Por prodhimi dhe kapacitetet e gazsjellësve janë në përdorim maksimal. Për Norvegjinë tani bëhet fjalë që të shfrytëzojë burime të reja për të rritur më tej eksportet, tha Störe pas takimit me kancelarin gjerman. Ky vend do ta furnizojë Gjermaninë edhe më tej me gaz të lëngshëm. “Norvegjisë mund t’i besohet”, tha Scholz. Vendet nordike dhe Gjermania do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në fushën energjitike.

Kryeministri norvegjez, Stören lëvdoi Gjermaninë. Gjermania “i hyri sfidës së madhe të përftojë energji të rigjenerueshme”. Por largimi nga energjitë fosile nuk do të jetë i lehtë dhe pa turbulenca, tha Stören. Scholz viziton më tej Suedinë, ku do të bisedohet për zgjerimin verior të NATO-s./DW

 

Posted Under:
Bota Ekonomi Kryesoret
Tagged:
Gaz Gjermania Norvegjia

Nga e njëjta kategori

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

më shumë...

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda hotelit!

më shumë...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

më shumë...

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur futen brenda hotelit të Bedinajt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.