E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Norvegji, vjedh ambulancën dhe përplas një grup njerëzish

Një burrë është akuzuar për tentativë vrajeje pasi përplasi me një ambulancë të vjedhur një grup nPjerëzish në kryeqytetin norvegjez Oslo.

Tre persona, përfshirë dy foshnje binjake, u plagosën.

Transmetuesi publik NRK tregoi imazhe të autoambulancës që po udhëtonte nëpër qytet ndwrsa u dwgjuan edhe tw shtwna.

Autori i dyshuar i ngjarjes u plagos pasi policia qëlloi në drejtim të tij.

Reklamë

Policia tha gjithashtu se po e kërkon një të dyshuar të dytë.

Ndërkohë agjencia e lajmeve AFP tha se një grua dyshohet se është po ashtu e përfshirë në incident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë