E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Normalizohet situata në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, pala shqiptare punon me 7 sportele

Normalizohet situata në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Korçës, nga ku ditët e fundit janë regjistruar radhë të gjata pritjeje për të hyrë në tokën shqiptare.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 6735 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë 2251, ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë në vendin tonë 3696 shtetas dhe kanë dalë 3515 të tjerë.

Reklamë

Burime nga dogana e Kapshticës kanë bërë me dije se për të menaxhuar fluksin pala shqiptare vijon të punojë me 7 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Me numër maksimal sportelesh punohet edhe në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Një fluks më i ulët kalimi është vërejtur ditën e sotme për shkak të festës së Krishtlindjes, ndërsa pritet që nga dita e nesërme e në vazhdim të ketë sërisht lëvizje të shumta në pikat kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Shqipërisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë