Pas tri rritjesh radhazi me nga 0.5%, Banka e Shqipërisë vendosi këtë herë ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, duke e lënë atë në nivelin e 2.75%.

 

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko argumentoi se ky vendim vjen pas masave te marra nga Banka Qendrore te cilat kane dhene efekt duke frenuar inflacionin.

 

Sipas Sejkos, rritja e çmimeve duket se ka arritur pikun dhe tashmë ka nisur trajektorja rënëse, por pasiguritë për të ardhmen mbeten.

 

Në muajin nëntor inflacioni ra për herë të parë pas disa muajsh në nivelin e 7.9%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *