Subscribe

Liderët e pese vendeve nordike ndanë me Presidentin Amerikan Obama shqetësimin per rritjen e pranisë ushtarake te Rusisë ne rajonin e Baltikut. Per kete arsye ne përfundim te nje samiti ne Shtëpinë e Bardhe, ata vendosen te mbajnë sanksionet kundër Rusisë, per agresionin ushtarak ne Ukraine dhe qëndrimin ndaj fqinjëve.
“Ne jemi te bashkuar ne shqetësimin tone per praninë dhe sjelljen agresive ushtarake ne rritje te Rusisë ne rajonin nordiko-baltik. Ne do te vazhdojmë dialogun dhe do te kërkojmë bashkëpunim me Rusinë, por duam te jemi te sigurte se jemi te pergatitur dhe te forte. Ne duam ta inkurajojmë Rusinë, qe t’i zhvilloje aktivitetet ushtarake ne harmoni te plote me detyrimet ndërkombëtare.”
Ne takim morën pjese liderë nga Danimarka, Islanda, Finlanda, Suedia dhe Norvegjia. Ne deklaratën e përbashkët u shpreh shqetësimi per veprimet e Rusisë ne rajonin e Detit Baltik, përfshirë stërvitjet e panjoftuara dhe lëvizjet provokuese te avionëve dhe anijeve ruse. Samiti u përqendrua edhe ne çështje si lufta kundër terrorizmit, kriza e emigranteve dhe ndryshimet e klimes. Me pas presidenti Obama shtroi edhe nje darke per te ftuarit. Samiti ne SHBA u zhvillua pasi Shtetet e Bashkuara vune ne funksion sistemin e mbrojtjes raketore ne Rumani, qe Rusia e sheh si nje kërcenim per sigurinë e saj. Sipas zyrtareve amerikane, sistemi synon te mbroje aleatet e NATO-s nga raketat me rreze te shkurtër dhe te mesme veprimi, veçanërisht nga Lindja e Mesme. Por sipas presidentit rus Putin ky sistem synin te dobësoje pushtetin e Rusisë. Ai paralajmëroi se Moska do te rrise shpenzimet per mbrojtjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *