E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Non gratat janë bërë bashkë”/ PD: Pse Berisha nuk e sulmon më Dakon?

Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se po bashkëpunon me ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit, Vangjush Dako.

 

Selia blu ka shpërndarë një video në faqen zyrtare të “Facebook”, ku shkruan mes të tjerash se “të korruptuarit” e shpallur “non grata” nga SHBA janë bërë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin.

 

Reklamë

“Pse Berisha nuk sulmon më Dakon? Non gratat janë bërë bashkë. Ata duan të shkatërrojnë PD që të mbrojnë veten”, thuhet në video.

 

“Non grata me Dakon e Durrësit po përpiqen të përfitojnë në kurriz të demokratëve. Të korruptuarit dhe non-gratat po mbajnë njëri-tjetrin kundër PD, kundër shqiptarëve. Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë