Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka ngritur shqetësimin se terrori dhe krimi po sundojnë në qytetin e Shkodrës.

 

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Noka ka reaguar në “Facebook” duke akuzuar qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn se e kanë kthyer policinë në një institucion statistikash që numëron të vrarët.

 

Noka thotë se policia nuk ka busull orientimi dhe se është kthyer në një magazinuese dhe trafikuese e kanabisit.

 

“Shkodra sot u zgjua nen pushtetin e krimit.Terrori dhe krimi ne ate qytet sundon po aq kohe sa sundon dhe “Rilindja “.Policia e Lleshit eshte kthyer thjesht ne intstitut statistikash qe vetem numron te vraret.Shkodra dhe gjithe Shqiperia ka kohe qe po digjet e Edi Rama nga Ertv-te e tij cdo dite vec del e krihet. Shqiptaret si kurre ndonjehere te ngerthyer  nga pushteti i varferise, “Iluzionisti psiqik”ne krye te pushtetit ju tregon se jetojne ne parajsen 3D te projektuar ne imagjinaten e psiqikes se tij. Shqiperia e ngerthyer nga kthetrat e krimit ne cdo qytet ku vrasjet, vjedhjet, rrembimet e djegjet dhe terrori jane bere  si ushqimi i perditshem per qytetaret   ,”Iluzionisti  psiqik” nga “Ertv “ e tij ju tregon ne 3D se “policia e lleshit eshte ajo qe duam dhe eshte me e arrira ne histori, pavaresisht se eshte e kriminalizuar deri ne palce dhe ja ka dorezuar pushtetin bandave , .”Iluzionisti psiqik 3D” ne Ertv -te e tij reklamon policine e lleshit si europiane pavaresisht se policia e lleshit nuk ka busull orientimi ligjin por krimin e organizuar.. pavaresisht  se nga policia qe luftonte drogen dhe trafikun e saj sot policia e lleshit eshte kultivuesja ,magazinuesja dhe trafikuesja e saj ,pavaresisht se funksionon si cetat e banditeve  dikur qe burgos   ,dhunon terrorizon dhe  plackit qytetaret jo per te mbrojtu ligjin e shtetin por karriget e bandes se pushtetit.”

 

Noka më tej ndalet dhe tek deklaratat e ambasdaorit amerikan Donald Lu mbi katër klanet kriminale.

 

““Iluzionisti psikqik 3D “duhet tju thote shqiptareve sot se ku jane 4 klanet kriminale qe Ambasadori i SHBA citoi me ze dhe me figure?? Cfare po behet me ata nga shteti i Lleshit e policia e Lleshit?? Ku jane 40 familjet kriminale qe po Ambasadori i SHBA artikuloi se duhet te ishin objekt i punes se shtetit te Lleshit e  policise  Leshit??Pse “Iluzionisti psiqik 3D”  operacionin “Forca e Ligjit”e pushoi se funksionuari akoma pa nisur mire ???Kush e detyroi ta ndaloje dhe pse nga Lushnja   deklaroi qe nuk goditet shtepia jote me gure !???”

 

Sipas Nokës me Ramën në krye forca e krimit është rritur dhe është bërë më e madhe se forca e ligjit. Noka shprehet se tashmë është koha që shqiptarët t’I dalin zot vetes dhe të largojnë kryeministrin Edi Rama.

 

“Me Edi Ramen forca e krimit eshte me e madhe se forca e ligjit.. Shkarkime  apo qarkulkime zyrtaresh a zyrtarucesh nuk i hedhin dot me hi syve te shqiptarve .Koha eshte te shkarkohet e keqja e madhe e ketij  vendi..Rama ik…E keqja qe i rendon Shqiperise ka nje si ka nje emer dhe quhet Edi Rama….Rama ik..Duhet larguar ‘me cdo kusht e me cdo cmim ai dhe sekti kriminal i Rilindjes qe Shqiperia te mund te marre fryme lirisht. Rama ik …Sot eshte koha qe shqiptaret duhet ti dalin zot vetes dhe vendit te tyre….Rama ik  ….Sot shqiptaret duhet te ngrihen e te mbrojne veten ardhmerine e femijeve te tyre.Rama ik..Rama ik”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *