Protesta e të martës para Parlamentit dhe qëndrimi i zyrës së OSBE në lidhje me dhunën e ushtruar duket se ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e demokratëve.

 

Ish-deputeti PD, Flamur Noka ne nje postim ne Facebook, ka sulmuar zyrën e OSBE dhe ambasadorin Bernd Borchard me pretendimin se është kthyer në zëdhënësen e qeverisë.

 

Noka e akuzon ambasadorin Borchard se ka mbyllur sytë gjatë zgjedhjeve dhe nuk ka reaguar për blerjen e votave.

 

“Askush nuk duhet te habitet pse zyra e OSBE Tirane eshte kthyer ne zyre shtypi dhe propogande e Rames dhe” Rilindjes”.Ishte po ky Ambasador dhe zevendesi tij dhe po ajo zyre qe bekuan hashashizimin e Shqiperise pasi as shihnin e as degjonin e as dinin gje…..Tentoi te belbezonte asokohe por i terhoqi veshin Saje qorri dhe pa turp fare si nje ushtar i bindur i Sajes gelltiti germe per germe belbezimin ..Ishte po ky ambasador dhe po kjo zyre qe bekoi kriminalizimin e parlamentit,,te Policise Shtetit dhe admininistrates ne pergjithesi pasi as shihnin e as degjonin e as dinin gje..Ishte po ky ambasador e po kjo zyre qe kur dhunoheshin nga narkopolicia dhe perplaseshin birucave rreth 50 mije shqiptare se s’kishin 500 lek te paguanin dritat apo se kishin vene dy tulla a dy tjegulla ne çati, keta as shihnin e as dinin e as degjonin gje..Ishin po ky ambasador e kjo zyre ketu kur Rama me banda e para droge e krimi bleu pushtetin ne 2017 por ata as kishin pare e as degjuar e as dinin gje .Na tregojne qe aq vota sa paska vjedhur krimi e paskan blere parate e droges nuk ndikojne ne rezultat…Dosja 339 jua ka zene syte por edhe ate as e shohin e as kane degjuar gje per te as dijne gje ..edhe pse “Zeri Amerikes” foli per te gjithe me ze e me figure .Ishin po ky ambasador dhe zyra e tij kur Rama urdheroi te liroheshin kriminele me burgime te perjetshme por as kishin pare e as degjuar e as dinini gje..Ishte po ky ambasador e kjo zyre kur Rama me “Rilindjen”perzune 500 mij shqiptare nga shtepite e tyre e i degdisen rrugeve te Europes e keta as kane pare e as degjuar e as dinin gje…Korrupsioni ulerites me PPP ju zuri syte por perseri as pane e as degjuan gje..Tani mos u habisni pse shohin nje gome qe digjet nga protestuesit dhe disa fishekzjarre.Si Rama si shefi i paradhomes tij Boschard shohin njelloj, me te njejtat syze.Por Boschard te jete i qete se shefi i tij Rama nuk ka pare asgje akoma..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *