Subscribe

Flamur Noka, ish deputet dhe ministër në kohën e qeverisjes së PD ka ndjekur nga afër tek Gjykata Penale seancën për masat e sigurisë për 9 banorët e Unazës së Re dhe ish deputetin Klevis Balliu për bllokimin e rrugës “Teodor Keko”.

 

Teksa priste jashtë gjykatës vendimet për të ndaluarit , Noka dha një deklaratë për mediat. Ai deklaroi se protesta e banorëve të “Unazës së Re” do të vazhdojë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga kusarët dhe batakçinjtë e megaskandalit dhe aferës korruptive të Edi Ramës.

 

 

Protesta e tyre do të vazhdojë depse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përp[jekur t’i akuzopjnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë.E drejta e tyre është e shenjtë dhe duhet të triumfojë. Sepse koha mund të jetë sot e baktaçinjëve dhe hajdutëve, por e drejta është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të lirë.

 

Flamur Noka tha mes të tjerash se qeveria po hakmerret ndaj banoreve të Unazës së Re.

 

Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të “Unazës së Re”, që i hoqën nga duart një megaaferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e “Unazës së Re” do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *