Përmes një letre publike, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të nisë me urgjencë monitorimi e të gjithë territorit, pasi sipas tij, mbjellja e drogës është shtrirë në çdo pjesë të vendit. Sipas Nokës, sipërfaqja e kultivuar me kanabis-sativa është pesëfishuar, e kjo për faktin se grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë. Për Nokën këto të dhëna janë tepër shqetësuese dhe për këtë arsye kryeministri duhet të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane, sipas marrëveshjes së vitit 2011. Noka i kërkon kreut të qeverisë publikimin e plotë të të dhënave të përftuara nga ky monitorim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *