E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Noka, letër Ambasadës Italiane

Ilustrim · Vizion Plus

Nënkryetari i Komisionit te Sigurisë, Flamur Noka, i kërkon Ambasadës Italiane, informacione lidhur me raportin e monitorimit te Shqipërisë nga Guardia Di Finanza. Ne një leter drejtuar diplomatit Cutilio, ish-Ministri i Brendshëm thekson se qeveria e Edi Rames ka tendencën te fshehe rezultatet e monitorimit nga ajri, për parcelat e kultivuara me droge. Sipas Flamur Nokes, vënia ne dispozicion e imazheve, mund te zbardhe te vërteten qe përben interesa te madh publik. Ndërkohe, Policia e Shtetit ka reaguar pas informacioneve te publikuara ne media mbi ekzistencën e një raporti te shërbimeve te huaja, për situatën e kultivimit te kanabis-satives. Ne njoftimin per shtyp, thuhet se nuk ka asnjë raport dhe se përhapja e informacioneve te tilla dëmton marrëdhëniet e policisë shqiptare me partneret ndërkombëtare.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh