Opozita kohët e fundit duket se po përgatitet për një stinë të re dhe të fuqishme protestash duke shpallur edhe një herë synimin për të rrëzuar qeverinë.

 

Këtë herë përndezja e opozitës erdhi, pasi të mërkurën në parlament deputetët e saj nuk u lejuan të bënin debat lidhur me ndryshimet e thella në kabinetin qeveritar.

 

Ndërkohë ballafaqimi i drejtpërdrejtë mes qeverisë e opozitës do jetë në muajin qershor, në zgjedhjet për pushtetin lokal. Vëzhguesit mendojnë se edhe pse e pashpallur, fushata zgjedhore mund të konsiderohet e çelur.

 

Për të folur më shumë rreth këtyre ngjarjeve të fundit të opozitës nga studio e lajmeve qendrore në Vizion Plus, ka folur deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili ka theksuar se fitorja e finales së betejës së opozitës do të jetë rrëzimi i Edi Ramës.

 

Ndryshimet e thella në kabinetin qeveritrar mendoni se janë një fitore e opozitës?

 

Fitorja e opozitës filloi që me rrëzimin  e Saimir Tahirit të Fatmir Xhafës dhe me rrëzimin  e gjysmës së kabinetit të edi Ramës, por kulmimi i betejës sonë dhe fitorja e finale e jona do të jetë rrëzimi i Edi Ramës sepse e keqja fillon dhe mbaron dhe me mbaron me këtë person.

 

Opozita siç e thamë disa herë që në fillim të këtij sezoni politik, që prej shtatorit ka shpallur ultimatum se qeveria do të rrëzohet nuk e ka jetën e gjatë. Çfarë përfaqëson ky ultimatum i kësaj radhe?

 

Partia Demokratike dhe opozita ka bërë një thirrje për tu bashkuar të gjithë në protesta për ta rrëzuar këtë qeveri, ky është një vendim që nuk është bërë më parë. Kemi dy vjet qëkur kjo qeveria Rama dy që siç u mandatua, mund të themi se kjo nuk është qeveri që ka dalë nga votat e qytetarëve nuk është një vullnet i popullit por është një vullnet i bandave të bandave të krimit të organizuara, dhe i parave të krimit dhe të drogës, për këtë arsye ne vazhdimisht kemi bërë thirrje se kjo qeveri nuk duhet ta ketë jetën e gjatë dhe duhet ti ketë ditët e shkurtuara. Sot jemi në një pikë që edhe qytetarët e këtij vendi se Rama 2 nuk është asgjë vetëm një konklomerat i hajdutërisë, krimit drogës dhe korrupsionit. Tashmë janë të bindur të gjithë se nuk flitet për qeverisje por flitet për tepsi, që Rama, oligarkët, bandat dhe krimi po e ndajnë Shqipërinë.

 

Situata politike është acaruar edhe më shumë për arsye të një përplasje që kemi në piramidën shtetërore midis presidentit dhe kryeministrit për dekretet. Në fakt sjellja e deritanishme e presidentit është një lloj bonusi për opozitën apo jo?

 

Presidenti ka qëndrimin e tij, institucioni i presidentit është simbol i unitetit kombëtar, sigurisht që është ai garanti i Kushtetutës, sidomos kur në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra presidenti është në të drejtën dhe detyrën e tij që ti vërë fre një horri si Edi Rama, i cili nuk njeh limite dhe nuk njeh kufi.

 

Z.Noka keni qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë, të mërkurën që lamë pas është kapur i shumkërkuari, ai që është quajtur “Eskobari i Ballkanit”. Ndërkohë në lidhje me këtë PD-ja mendon se ky është një dorëzim i kontrolluar i tij, përse?

 

Jo vetëm PD-ja, por ajo reagoi në momentin e parë sepse ai nuk ishte arrestim siç e deklaroi Edi Rama dhe qeveria, por ishte një vetëdorëzim me kushte, i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë. Ky tregon që se kishte një ujdi për tu dorëzuar, ujdia do të jepet se çfarë përmban. Absolutisht ishte vetëdorzim me kushtet që Balili i caktoi qeverisë, në një shtet vetëm forcat speciale në rastin tonë janë RENEA, kanë një negociator për banditët në rastin kur arrestohen apo kur kërkohet që të netraulizohen, vetëm RENEA dhe jo drejtori i policisë. Fakti që drejtori i policisë me urdhër politik ka shkuar për të qenë negociator, tregon se që kjo është një negociatë e dhimbshme politike dhe vullneti nuk ka qenë kurrë për ta ndaluar sepse ai ka qenë dy vite ktu.

 

Siç e ka treguar edhe vetë ka qenë dikur simpatizantë pranë PD-së ashtu edhe pranë LSI-së, ashtu siç thoni dhe ju sot ka qenë pranë të majtës së Shqipërisë. A nuk tregon kjo se njerëzit e fortë në Shqipëri,  kanë qenë dhe përdoren nga partitë politike sa herë kanë nevojë?

 

Balili është arrestuar me një operacion spektakolar në kohën kur PD ishte në pushtet, në vitin 2006 pra pa bërë një vit e arrestoi, për përfshirjen në trafikun e drogës. Pra ky ka qenë vullneti i PD-së dhe i qeverisjes së saj, vullneti i Rilindjes dhe i qeverisë së Edi Ramës ishte që të zhytej me Balilin në krim dhe me drogën është një vilë e bardhe në Borsh që e dinë e gjithë zona, që nisej trafiku i drogës nga Balili dhe vila ku qeveritarët bënin pazare me Balilin. Ne e arrestuam ndërsa këto bënë trafikun bashkë me Balilin, Habilajt dhe shumë e shumë trafikantë të tjerë. Ndryshimi është se ne u tregonim derën e drejtësisë këta u kanë treguar derën e qeverisë kriminelëve është ndryshim i madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *