E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Noka – Felaj përplasen në Komision

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë socialistja Ermonela Felaj dhe nënkryetari demokrat Flamur Noka, u përfshinë sërish në debate të ashpra mes tyre teksa flisnin për përmbytjet.

 

Duke tentuar të merrte fjalën, Noka i tërhoqi me forcë mikrofonin drejtueses së Komisionit. Moment që pasoi me tensionimin e situatës.

 

Reklamë

Pas përplasjes, deputetët socialiste u larguan nga mbledhja, duke lënë opozitën të vetme në mbledhjen, gjatë të cilës duhet të dëgjohej raporti mbi përballimin e situatës së përmbytjeve të javës së fundit.

 

Opozita akuzoi qeverinë se nuk do t’i dëmshpërblejë qytetarët.

 

Konflikti mes Nokës dhe Felajt, prej kohësh është shndërruar në rutinë në mbledhjet e Komisionit të Sigurisë, duke lënë mënjanë debatet mbi nismat ligjore.

 

Më shumë video

Reklamë